Alarm bombe ne Elbasan

Alarm bombe ne Elbasan

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë Policinë e Elbasanit. Informacionet paraprake flasin për gjetjen e një çante të dyshimtë pranë teatrit “Skampa”, në rrugën “Qemal Stafa”. Policia ka rrethuar zonën duke krijuar perimetrin e sigurisë, ndërsa ekspertët xhenierë do të bëjnë hapjen e kontrolluar të objektit të dyshuar. Uniformat blu të Elbasanit u vunë në lëvizje pas një telefonate në sallën operative.