Ismail Kadare nderohet me “Letërsia Shqipe” në Kosovë

Ismail Kadare nderohet me “Letërsia Shqipe” në Kosovë

Kosova nderon Ismail Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”. Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Kulturës në Prishtinë, gjeniu i letrave shqipe u shpreh i nderuar me vlerësimin për të cilin tha se ka një simbolikë të veçantë për të. Gjithashtu, Kadare vlerësoi faktin se e merr çmimin në “Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” të cilën e cilësoi “mbretëri të lexuesve”. “Letërsia Shqipe” jepet në Kosovë për personalitetet që me veprën e tyre, kanë ushtruar ndikim esencial në emancipimin e shoqërisë dhe ka vlerë monetare 10 mijë euro.