Prokuroria, 4 vjet burg për Majlinda Andrean

Prokuroria, 4 vjet burg për Majlinda Andrean

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për Majlinda Andrean. Në Gjykatën e Lartë u zhvillua sot seanca ndaj anëtares së kësaj gjykate e akuzuar për korrupsion. Aktualisht, Andrea është pezulluar nga detyra pasi akuzohet se ka kërkuar 50 mijë euro në këmbim të një vendimi pronësie në Butrint të Sarandës. Gjithashtu, Prokuroria kërkoi që Gjykatësja e Gjykatës së Lartë të mos lejohet për 5 vjet të ushtrojë funksione publike.